Nenad Rashiq, ministër në Qeverinë e Kosovës, në një intervistë për N1 ka thënë se sipas aktiviteteve të forta diplomatike, krijohet përshtypja se Serbia dhe Kosova kanë shumë pak hapësirë për të thënë “jo” për vazhdimin e negociatave për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe se “një lloj marrëveshje” do të arrihet së shpejti. “Nuk e di si do të jetë, por do të arrihet”, ka pretenduar Rashiq.
Në pyetjen se a do të ishte zgjidhje e mirë për serbët që Serbia ta njohë Kosovën dhe të lejojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, Rashiq nuk ka dhënë përgjigje konkrete.
“Institucionet e Kosovës ekzistojnë dhe funksionojnë pa marrë parasysh veprimeve të Beogradit… Nuk besoj se Serbia do ta njohë ndonjëherë Kosovën, mendoj se kjo nuk do të bëhet ‘de jure’, as Vuçiqi nuk do ta bëjë këtë, por sigurisht funksionaliteti ‘de facto’ në terren është ndryshe. E shihni që Kosova duket ndryshe nga Beogradi, e ndryshe nga Graçanica, duhet të jeni pjesë pragmatike e sistemit që të mund t’i realizoni të drejtat tuaja”, shpjegon ai.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha se ekziston mundësia që pas disa javësh të ketë një takim mes Vuçiqit dhe Kurtit. I pyetur nëse ka informacione nga Prishtina se kjo mund të ndodhë, Rashiq thotë:
“Unë jam i sigurt, se në bazë të këtyre rrethanave që janë imponuar butësisht, se të dyja palët do të jenë të gatshme për të vazhduar këtë proces të dialogut, sepse rreziku është i madh… Unë nuk e kam parë atë Plani (Perëndimor), Kurti më ka thënë se ka premtuar se nuk do ta ndajë, se mbetet sekret, por është e sigurt që të dyja palët kanë shumë pak hapësirë për t’i thënë ‘jo’ negociatave të paralajmëruara. Së shpejti do të arrijmë marrëveshje, nuk e di se cila do të jetë ajo, por do të arrihet”, ka përfunduar Rashiq.