Fillimi i vitit 2022 shënon fillimin e mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, shkruan Gazeta Enigma.
Në lidhje me këtë, profesori dhe njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Gëzim Qerimi tha për Gazetën “Enigma” se nga ngjarje Kosova mund të përfitojë dhe të ketë progres në procesin e njohjeve të reja dhe anëtarësimeve të saj në organizata ndërkombëtare.
LEXO EDHE: Hyrja e Shqipërisë në KS të OKB-së, a do ta ndihmojë kjo Kosovën?
Qerimi beson se ky do të duhej të jetë top prioritet i mandatit të Shqipërisë si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Kjo faktohet edhe me deklaraten që e pati ministrja për Evropë dhe Punët të Jashtme, Olta Xhaꞔka, e cila deklaroj se Kosova ka qenë, është e do të jetë një kauzë e shenjtë për Shqipërinë”, ka thënë ai.
Ndryshe, për herë të parë, 66 vjet pas anëtarësimit në OKB, Shqipëria ulet në tryezën më të lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në botë.
Shqipëria për këto dy vite ( 2022-2023) ka një përgjegjësi por edhe mundësi te madhe për të lënë gjurmë në arenën ndërkombëtare. /Gazeta Enigma/.