Qeveria e Kosovës ka ndarë 200 mijë euro ndihmë për të prekurit në Bosnje Hercegovinë nga vërshimet dhe përmbytjet që ndodhën së fundi atje.
Në një njoftim të lëshuar për media thuhet se ky vendim u mor në mbledhjen elektronike të Qeverisë, e 224-ta me radhë.
“Qeveria ka aprovuar ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej dyqind mijë euro (200,000.00€)), për ofrimin e ndihmës për rimëkëmbje nga fatkeqësia natyrore/vërshimet e ndodhura në Bosnje e Hercegovinë”, thuhet në njoftim.