“Kosova në alarm” – Dy të vrarë dhe katër të plagosur vetëm brenda një jave në Kosovë

“Kosova në alarm” – Dy të vrarë dhe katër të plagosur vetëm brenda një jave në Kosovë

Vetëm brenda një jave në Kosovë dy persona janë vrarë dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur, shkruan Gazeta “Enigma”.

Të mërkurën e 13 nëntorit në Klinë kanë ndodhur një vrasje e dyfishtë ku dy të rinjë humbën jetën.

Në orët e mbrëmjes në Klinë u raportua për të shtëna armësh brenda një lokali/kafene, ku dy persona kishin marrë plagë nga arma e zjarrit ndërsa për njërin u konfirmua vdekja në vendin e ngjarjes e tjetri vdiq më pas.

Ndërsa të hënën e 11 nëntorit në Ferizaj janë therur katër persona me thikë nga një burrë i moshës 59-vjeçare.

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, në një përgjigje për Gazetën ‘Enigma” ka thënë se tani më situata ka dal jashtë normales.

Tutje Shala ka theksuar se trendi I vrasjeve në Kopsovë ka shënuar një rritje të madhe.

“Tani më situata është duke kaluar jashtë konturave të së normales, jashtë përqindjeve të lejuara në kontekstin e cenimeve të sigurisë publike, pra do të duhet të kemi një reflektim dhe një analizë të thellë strategjike të inkuadrimit të gjithë akterëve për të shikuar dhe analizuar se ku janë dështimet në sistem”, tha Shala për “Enigmën”.

Sipas tij dështimet në sistem po ndikojnë drejtpërdrejt në cenimin e sigurisë publike duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

“Trendi i vrasjeve dhe plagosjet në Republikën e Kosovës janë në rritje. Departamenti për siguri publike në kuadër të përgjegjësisë publike do duhet të reflektojë, do duhet të kemi ristrukturim dhe do duhet të kemi angazhim të forcave shtesë që të vihet nën kontroll kjo situatë e pakontrollueshme. Në anën tjetër procesi gjyqësor do duhet ta përmbyll dhe të marr verdiktet përfundimtare për të arritur që drejtësia të vijë në vend. Një analizë e thellë strukturore për të parë dështimet e mundshme në sistemin e hallkës shtetërore të sistemit dhe më pastaj duke parë mangësitë, gabimet të evidentohen. Dhe më pas të vazhdohet tutje drejt arritjes së sukseseve, e cila është minimizimi i rasteve të vrasjeve në qytetet e Kosovës”, deklaroi Shala.

Kujtojmë se dy tentim vrasje kanë ndodhur edhe gjatë ditës së enjte në Kosovë. /Gazeta Enigma/

Related Articles