KQZ do ta nisë më herët votimin me postë për zgjedhjet 7 qershorit

KQZ do ta nisë më herët votimin me postë për zgjedhjet 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që votimi me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të nisë më 21 maj 2026, në vend të datës 25 maj.

Vendimi është marrë pas paralajmërimeve nga shërbimet postare, përfshirë DHL dhe operatorë të tjerë në disa vende evropiane, të cilët nuk do të operojnë më 25 maj për shkak të një feste zyrtare, duke ndikuar në shpërndarjen dhe pranimin e dërgesave gjatë periudhës 22–26 maj.

Sipas KQZ-së, ndryshimi është bërë për të shmangur vonesat në proces dhe për të siguruar që pakot me fletëvotime të dërgohen dhe pranohen në kohë nga votuesit e regjistruar.

Related Articles