Kryediplomati grek s’i jep garanci homologut serb për Kosovën: Mbështesim dialogun

Kryediplomati grek s’i jep garanci homologut serb për Kosovën: Mbështesim dialogun

Kryediplomati grek, Nikos Dendias, pas bisedimeve me ministrin e jashtëm serb, Nikola Selakoviq tha se Greqia do të vazhdojë ta mbështesë rrugën evropiane të Serbisë dhe se Athina do ta mbështesë dialogun Kosovë – Serbi.

Ai shtoi se ka biseduar edhe për Kosovën me homologun e tij serb dhe se është shprehur i kënaqur me uljen e tensioneve në veri të Kosovës.

“Ne mbështesim të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që t’i qasen takimit të ardhshëm në mënyrë konstruktive, i cili, siç tha Nikolla, do të zhvillohet pas disa javësh”, tha Dendias.

Dendias po ashtu tha se Greqia mbështet rrugën e Shqipërisë për integrim në BE, ndërsa shprehu shqetësimin për ngjarjet në Bosnjë e Hercegovinë, duke shtuar se vështirësitë atje kërcënojnë jo vetëm ekuilibrin e ndjeshëm atje, por edhe stabilitetin në rajon.

Related Articles