Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Hamburg të Gjermanisë.
Kjo pasi nesër kuqezinjtë do të përballen me kroatët.
Ndeshja mes dy skuadrave do të zhvillohet në “Volksparkstadion”, me fillim prej orës 15:00.
Shqipëria nesër do të kërkojë fitore për të shpresuar një kalim tutje në fazën tjetër të Euro 2024.
Kujtojmë që në ndeshjen e parë, skuadra e Sylvinhos u mposht 2:1 prej Italisë. /Gazeta Enigma