Kryeministri në detyrë Albin Kurti foli sot për bllokadën institucionale teksa ishte në ngjarjen e vendosjes së gurthemelit të QKMF-së në Shtime, raporton Gazeta Enigma.
Ai akuzoi deputetët e partive të tjera për bojkotimin e votimit drejt konstitumit të Kuvendit të Kosovës.
“Unë çdo herë shkoj që ta konstituojmë Kuvendin. Ata që vijnë, por bojkotojnë duke mos votuar, nuk e di pse vijnë. Për bindjen time, ardhja në vazhdimet e seancave dhe bojkotimi i votimit politikisht është sjellje e papërgjegjshme dhe juridikisht shkelje e Kushtetutës”, tha Kurti.
Ai shtoi se pasi të formohet Kuvendi, përgjegjësia e tij do të jetë formimi i qeverisë së re. Deri atëherë, sipas tij vendi do të qeveriset nga qeveria në detyrë.