Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur me ceremoni shtetërore nga Kancelari Federal austriak, Karl Nehammer, transmeton Gazeta “Enigma”.
Pas takimit, kreu i Qeverisë së Kosovës dhe kancelari austriak pritet të mbajnë një konferencë për media nga ora 13:30.
Deri më tani nuk është bërë i ditur qëllimi i vizitës së Kurtit në Austri.