Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, javën e kaluar pati paralajmëruar një takim me liderët e partive opozitare, për t’u koordinuar lidhur me procesin e dialogut Kosovë Serbi, raporton Gazeta “Enigma”.
Ai të martën, më 24 maj, në orën 12 :00 pritet ta takojë kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i AAK-së Lulzim Blakaj.
“Takimi mes Kryetarit Haradinaj dhe Kryeministrit Kurti do të mbahet nesër (e martë) në orën 12:00″, ka thënë ai.
Përpos Haradinajt, Kryeministri Kurti nesër pritet të takohet edhe me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun. Nëdërkohë këtë takim konsultativ tashmë e ka refuzuar, kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj/Gazeta Enigma.