Kurti dhe Murati mbajnë sot konferencë për media

Kurti dhe Murati mbajnë sot konferencë për media

Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, do të mbajnë sot konferencë për media, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

ZKM-ja ka bërë me dije se në këtë konferencë, Kurti dhe Murati do të flasin për operacionalizimin e masës 2.1-Subvencionimi i Kredive Investive – dhe masës 2.4 – Mbështetje e eksportit- të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

“Kryeministri Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mbajnë konferencë për media, në lidhje me operacionalizimin e masës 2.1-Subvencionimi i Kredive Investive – dhe masës 2.4 – Mbështetje e eksportit- të Pakos së Ringjalljes Ekonomike”, thuhet në njoftim.

Konferenca do të mbahet duke filluar nga ora 10:00/Gazeta Enigma.

Related Articles