Kurti e Vuçiqi mund të takohen në javën e dytë të dhjetorit

Kurti e Vuçiqi mund të takohen në javën e dytë të dhjetorit

Në javën e dytë të dhjetorit është diskutuar mundësia që të ndodhë një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar Kurti në një konferencë për media të dielën.

Ai ka thënë se nuk ka informacion se ka kushtëzime nga dikush, derisa siç ka thënë, vlerësimi se a duhet të mbahet një takim i tillë, i përket ndërmjetësuesit të dialogut.

“Është diskutuar mundësia e një takimi të mundshëm në javën e dytë të dhjetorit në Bruksel me presidentin e Serbisë, nuk kam kurrfarë informacion se ka kushtëzime nga ndokush veç se vlerësimi se a duhet të mbahet një takim i tillë ose jo, i përket ndërmjetësuesit, lehtësuesit siç e quajnë ata vetën, Josep Borrell dhe emisarit të tij Lajçak. Janë ata të cilët e vlerësojnë nëse do të na i dërgojnë ftesat ose jo”, ka thënë Kurti.

Ai po ashtu ka njoftuar se shefi i stafit të kryeministrit, është duke përgatitur vizitën e tij të parë në SHBA, për fillim të vitit të ardhshëm.

Procesi i dialogut Kosovë-Serbi ka nisur në vitin 2011 me bisedimet për çështje teknike, ndërkaq në vitin 2012 kishte evoluuar në bisedime politike për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, me përfaqësim të nivelit të lartë politik, ndërmjet kryeministrave dhe presidentëve të të dyja vendeve.

Gjatë dhjetë vjetëve të dialogut Kosovë-Serbi, besohet se janë arritur mbi 30 marrveshje, ndonëse autoritetet në Prishtinë dhe në Beogradi, flasin me shifra të ndryshme për këto marrëveshje.

Në mesin e marrëveshjeve të arritura është edhe ajo për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për formimin e së cilës, tashmë ekziston kontesti ndërmjet vetë palëve që e kanë arritur atë.


/ Gazeta Enigma.

Related Articles