Qeveria vendos, s’ka më pensione nën 100 euro

Qeveria vendos, s’ka më pensione nën 100 euro

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që një nga masat e Pakos së Ringjalljes që të mos ketë pensione nën 100 euro, të kthehet në qëndrim të përhershëm.



Në mbledhjen e sotme, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se më s’do të ketë pensione nga 90 euro për ato bazike, 75 euro për kategorinë e personave me aftësi të kufizuara, 90 euro për pensionet familjare e nga 90 euro për rastet invalidore të punës. Tani shuma minimale që do të jepet në formë pensioni është 100 euro.

Qeveria ka përkrahur edhe kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për pagesën e specializantëve me vetëfinancim deri më 31 gusht 2022. / Gazeta Enigma,

Related Articles