Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar sot për mos konstituimin e Kuvendit, teksa fajin kryesor e ka hedhur tek partitë opozitare, raporton Gazeta Enigma.
Kurti u shpreh se emri i saj nuk është aspak në diskutim dhe se bllokimi po bëhet nga opozita përmes refuzimit të kuorumit në votimin e fshehtë.
“Albulena Haxhiu nuk është as në pyetje as në pikëpyetje. E përgjigja është votimi i fshehtë për çfarë opozita padrejtësisht dhe me dëm për shtetin e Kosovës po e pamundëson kuorumin,” tha Kurti para gazetarëve. / Gazeta Enigma.