Kurti i mbledhi ministrat mbrëmë, ndryshoi një vendim

Kurti i mbledhi ministrat mbrëmë, ndryshoi një vendim

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbrëmë një mbledhje në formë elektronike, ku ka ndryshuar një vendim të marrë në mbledhjen e kaluar, raporton Gazeta Enigma.

Ekzekutivi ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin që kishte marrë në mbledhjen që ishte mbajtur më 23 tetor, për miratimin e programit për Zyrën për Çështje të Komuniteteve për vitin 2024. Ndryshimet dhe plotësimet janë bërë tek Neni 6 dhe 7.

Neni 6 është për kriteret e aplikimit, për mediat të cilat aplikojnë për mbështetje financiare sipas thirrjes publike të publikuar nga kjo zyrë. Kriteri i dytë ka qenë që të dorëzohet formulari i propozim buxhetit. Me vendimin e marrë mbrëmë, kjo pikë është fshirë.

Një pikë është fshirë edhe tek Neni 7, që është për Komisionin Vlerësues. Me vendimin e mbrëmshëm është fshirë pika 4 ku thuhet se anëtarët e Komisionit duhet të njohin të dy gjuhët zyrtare, në nivelin profesional.

Pika tjetër e ndryshuar është për “Ekspertë të jashtëm për përzgjedhjen e projekteve të medias duhet të jenë ekspertë të medias”, është shtuar edhe “ekspert të OJQ-ve”.

Related Articles