Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se serbët në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë me postë ose në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë.
Këtë qendrim Kurti ia ka bërë të ditur të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Serbi-Kosovë Miroslav Lajçak, përmes telefonit.
Tutje kreu qeveritar tha se referendumi në territorin sovran të një shteti tjetër nuk është praktikë e pranuar nga asnjë vend demokratik.
“Serbët në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë me postë ose në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë. Referendumi në territorin sovran të një shteti tjetër nuk është praktikë e pranuar nga asnjë vend demokratik”, shkroi Kurti në Twitter. /Gazeta Enigma/.