Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur për në Francë, ku pasdite do të takohet me presidentin francez, Emmanuel Macron, raporton Gazeta “Enigma”.
Në këtë udhëtim Kurtin ështè i shoqëruar me dy zëvendëskryeministrat, Besnik Bislimi dhe Emilja Rexhepi.
Se Kosova po shkon me këtë delegacion në Paris, e ka konfirmuar vetë zv.kryeministrja Rexhepi përmes një fotografie që ka publikuar në profilin e saj në “Facebook”.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot në orën 19:30, do të pritet në Pallatin Elisee në Paris nga presidenti i Francës Emmanuel Macron.