Kurti: Nuk është e mundur të mos ketë as shtrenjtim, as subvencionim dhe as shkyçje të rrymës

Kurti: Nuk është e mundur të mos ketë as shtrenjtim, as subvencionim dhe as shkyçje të rrymës

Kryeministri Albin Kurti, të hënë, ka folur për shtrenjtimin e energjisë elektrike, raporton Gazeta “Enigma”.

Ai ka deklaruar se më shumë se dy dekada ka pas zhvatje në KEK dhe mosinvestim, dhe nuk është e mundur të mos ketë as subvencionim, as shtrenjtim dhe as shkyçje.

“Besoj që deri në orën 16:00 sot do të ketë mjaftueshëm propozime te Zyra e Rregullatorit për Energji në mënyrë që të gjendet zgjidhja më e mirë e mundshme në këtë krizë energjetik,e jo veç zgjidhje ideale por as optimale nuk ka. Nuk është e mundur të mos ketë as subvencionim, as shtrenjtim dhe as shkyçje. Duhet bashkërisht të dalim nga kjo situatë, nuk jemi me fajin tone. Çmimet e energjisë janë shtuar në bursën ndërkombëtare, kurse më shumë se dy dekada ka pas zhvatje në KEK dhe mosinvestim”, tha Kurti.

Ai tha se raporti i ZRRE-së nuk është merre ose lëre, por raport që pret komentet dhe shtoi se shpreson që pas atyre komenteve të ketë një vendim meritor. / Gazeta Enigma.

Related Articles