Kurti: Nuk mund të kemi Asociacion një-etnik, duhet t’i integrojmë të gjithë qytetarët

Kurti: Nuk mund të kemi Asociacion një-etnik, duhet t’i integrojmë të gjithë qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se takimi me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të bisedimeve të dialogut, do të mbahet nga mesi i qershorit, raporton Gazeta Enigma.

“Nuk kam presion. Ka diskutime të vazhdueshme. Dialogu do të jetë parimor, do të jetë i drejtë, ku Kosova nuk është objekt në tryezë, por palë në bisedime. Me programin tonë dhe me ndërgjegjen dhe përgjegjësinë që kemi treguar, do ta përfaqësojmë Kosovën”, tha Kurti.

Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në Parkun e Biznesit në Prizren.

I pyetur nga gazetarët për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, Kurti tha se nuk mund të ketë asociacion një-etnik në Kosovë.

“Se çfarë do të ndodhë me Asociacionin e ka thënë edhe peticioni i qytetarëve, edhe veprimet e atëhershme opozitare, si dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Në Kosovë nuk mund të kemi asociacion një-etnik. Pra, është e domosdoshme t’i integrojmë të gjithë qytetarët, pa dallim etnie”, tha Kurti.

Related Articles