Kurti nuk tregon qëndrimin e Qeverisë për marrëveshjen e Washingtonit, opozitën e quan qesharake

Kurti nuk tregon qëndrimin e Qeverisë për marrëveshjen e Washingtonit, opozitën e quan qesharake
“Nuk mund të thuhet që mund të ketë politikan në skenën politike që nuk e di që me shpall moratorium nuk është veprim antikushtetues…Ende nuk ka vetëkritik analizë mbi atë se çfarë ndodhi më 14 shkurt dhe vetëm në këtë debat mund të kuptohet pse duhej relevant kërkesa për debatin e sotëm është një hatërmbetje absolute është një hidhërim i paarsyeshëm” ka thënë kryeministri Albin Kurtin në debatin që po zhvillohet në Kuvend.

“Ne jemi partnerë serioz të SHBA-së. Prandaj thirrjet që po bëni për seriozitet në raportet me SHBA ne i marrim shumë seriozisht. Mos harroni që me këso mbrojtje që ju pretendoni të ia bëni SHBA-së prej meje…jeni qesharak. Duhet ta pushoni këtë lloj mbrojtje të SHBA-së prej meje. Me çka duhet të merrem unë merrem,por është e vërtetë që nganjëherë duhet të merrem edhe me të kaluarën” është shprehur Kurti.

Por Abelard Tahiri e ka quajtur të papërgjegjshëm Kurtin. “Ky njeri ky kryeministër po tregohet shumë i papërgjegjshëm për secilën fushë edhe për politikën e jashtme për të cilën sot jemi duke Nuk e dimë si ka me vepru me Ujmanin e me pikat e tjera.. Ke marrë votë që ta drejtosh vendin mbi këto argumente e në anën tjetër e keni vendos njëfarë diskursi shumë interesant. Për 20 vjet ju shihni veç krim korrupsion mjerim degradim këtë vend.. a e dini ku ka qenë Kosova” ka pyetur Tahiri.

Më tutje Tahiri ka kritikuar 100 ditëshin e qeverië Kurti. “I keni bërë 100 ditë thuajeni një gjë të mirë një iniciativë. Fatkeqësisht ne nuk po shohim asgjë. Shiheni këtë seancë vazhdimisht veç këta ministra i kemi prezent. As kryeministri as ministrat nuk vijnë me diskutu… gjendja në të cilën po vijmë si vend është i papranueshme. Kemi një abstenim shumë të madh të qeverisë” është shprehur më tutje Tahiri.

“ Për të përshkruar jo seriozitetin e kryeministrit nuk ka nevojë se po shihet vet. Ku është qëndrimi i Qeverisë së Kosovës, cili është qëndrimi i Qeverisë së Kosovës për këtë çështje a mendon kryeministri Kurti që nënshkrimi është jo koherent e kushtetues… “ ka thënë shefi i GP të LDK-së Arben Gashi.

Related Articles