Kurti për Deharin: Jemi të gatshëm ta ndihmojmë Prokurorinë për zbardhjen e rastit

Kurti për Deharin: Jemi të gatshëm ta ndihmojmë Prokurorinë për zbardhjen e rastit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homzhe tek varri i Astrit Deharit në 8 vjetorin e vdekjes së tij.

Kuri pas homazheve ka folur për hetimin rreth vdekjes së Deharit.

Ai është shprehur se deri më tani katër prokurorë të cilët kanë qenë duke u marrë me rastin janë pensionuar dhe se tashmë hetimet po i vazhdon një prokuror i pestë.

Ai shtoi se si Lëvizje Vetëvendosje dhe si Qeveri janë të gatshëm ta ndihmojnë Prokurorinë me çka munden për zbardhjen e rastit të Astrit Deharit.

 “Jemi shumë të interesuar, fort të gatshëm, gjithnjë të vullnetshëm, të ndihmojmë me krejt çka mundemi e dimë, Prokurorinë e shtetit, për të sjell drejtësi për Astrit Deharin e familjen e tij”, ka thënë Kurti. /Gazeta Enigma

Related Articles