Bota është zgjuar në këmbë pasi qindra njerëz civilë u vrarë në qytetin Bucha afër Kievit, transmeton Gazeta “Enigma”.
Lidhur me këtë akt makabër ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Kurti tha se autorët e masakrës duhet të sillen para drejtësisë.
“Varre masive, njerëz të vrarë brutalisht me pjesë trupi të humbur, shtëpi të djegura dhe qytete të kthyera në rrënoja janë të gjitha skena të njohura nga regjimet gjenocidale. Autorët e Masakrës në Bucha duhet të sillen para drejtësisë dhe Rusia duhet të mbajë përgjegjësi”, tha Kurti.
Ndërkohë BE-ja dhe SHBA-ja tashmë kanë paralajmëruar sanksione të reja, teksa e kanë dënuar ashpër masakrën e Buchës. / Gazeta Enigma.
Mass-graves, people brutally killed with body parts missing, burned houses & cities turned to rubble are all familiar scenes from genocidal regimes.
The perpetrators of the #BuchaMassacre must be brought to justice and Russia must be held accountable.#FreedomForUkraine pic.twitter.com/ycr9rXGCUg— Albin Kurti (@albinkurti) April 4, 2022