Kurti për ndeshjen Kosovë- Zvicër: Pa lojtarët kryesorë Kosova mbrëmë përsëri gjeti mënyrën për të na gëzuar

Kurti për ndeshjen Kosovë- Zvicër: Pa lojtarët kryesorë Kosova mbrëmë përsëri gjeti mënyrën për të na gëzuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas ndeshjes së mbrëmshme mes Zvicrës dhe Kosovës, e cila përfundoi me barazim.

Kjo ndeshje i siguroi Zvicrës kualifikimin në EURO 2024, ndërsa për Kosovën kjo ëndërr mbaroi.

Kurti ka thënë se pa lojtarët kryesorë, Kosova mbrëmë gjeti mënyrën për të na gëzuar.

Ai i falënderoi djemtë e kombëtares për emocionet, derisa shtoi se përvojën e këtyre kualifikimeve duhet të vihet në funksion të përgatitjeve për fushatën e kampionatit botëror 2026.

Related Articles