Kurti: Pjesëmarrja e FSK-së në ushtrimin “Defender 21” dëshmon synimin e vendit tonë për të formësuar një ambient të sigurt dhe paqësor në Evropë

Kurti: Pjesëmarrja e FSK-së në ushtrimin “Defender 21” dëshmon synimin e vendit tonë për të formësuar një ambient të sigurt dhe paqësor në Evropë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti së bashku me Presidenten Vjosa Osmani dhe me zyrtarë të tjerë qeveritar kanë vizituar sot në në Gjakovë ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në aktivitetet stërvitëse të “Defender Europe 21”.

Ata u njoftuan për stërvitjet e përbashkëta me trupat e vendeve aleate, aftësitë dhe gatishmërinë̈ e ushtarëve të FSK-së si dhe ndërveprueshmërinë e tyre me partnerët tanë strategjikë.

Përmes një postimi të tij, kryeministri Albin Kurti ka shkruar se pjesëmarrja e FSK-së në ushtrimin “Defender 21” dëshmon synimin që ka vendi jonë për të formësuar një ambient të sigurt dhe paqësor në Evropë

Vëzhgova nga afër stërvitjet e pjestarëve të FSK, në ushtrimin e përbashkët me forcat ushtarake amerikane “Defender…Posted by Albin Kurti on Friday, May 28, 2021

Related Articles