Kurti: Qeveria është duke hartuar ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi

Kurti: Qeveria është duke hartuar ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi

Nën sloganin “Forcë në diversitet – Një shoqëri pa diskriminim racor”, të martën u mbajt Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor.

Gjatë këtij eventi, u theksua se komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë vazhdojnë të përballen me diskriminim të vazhdueshëm, shkruan Gazeta Enigma.

Megjithatë, u theksua se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të siguruar mundësi të barabarta për këto grupe, duke ofruar mundësi më të mira për përfshirjen e tyre, sidomos në fushat e arsimit dhe shëndetësisë.

Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij theksoi se qëllimi i Qeverisë dhe shoqërisë civile është krijimi i një shoqërie gjithëpërfshirëse, pa diskriminim racor.

Ai shtoi se Qeveria është duke hartuar një ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi, që do të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut të Këshillit të Evropës.

Ky ligj, sipas tij, do të adresojë çështje të diskriminimit racor dhe antigjipizmit.

“Gjatë muajve që kanë kaluar që nga samiti i kaluar kemi promovuar edhe më shumë platformën për raportimin e diskriminimit dhe rastet e raportuara janë adresuar. Qeveria jonë po harton një ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi në përputhje me standardet për të drejtat e njeriut nga Këshilli i Evropës, duke trajtuar diskriminimin racor dhe antigjipsizmin. Ata e kanë një shtet që përkujdeset për ta. Forca jonë është edhe në të përfaqësuarit e diversiteteve për një shoqëri të hapur e gjithëpërfshirëse që nuk e lënë askënd prapa, sepse e kemi përfaqësuar diversitetin”, tha Kurti./GazetaEnigma/

Related Articles