Kurti – studentëve shqiptar në Zvicër: Qeveria jonë ka përmisuar jetën e qytetarit mesatar

Kurti – studentëve shqiptar në Zvicër: Qeveria jonë ka përmisuar jetën e qytetarit mesatar


Kryeministri Albin Kurti njoftoi se ka mbajtur një fjalim para studentëve shqiptar në Universitetin S.T Gallen në Zvicër, të cilëve iu është lavdëruar për punët që sipas tij i ka kryer ekzekutivi, raporton Gazeta Enima.

“Kam diskutuar gjithashtu për mënyrat e drejtpërdrejta dhe të prekshme në të cilat programi social demokratik i qeverisë sonë ka përmirësuar jetën e qytetarit mesatar të Kosovës, në sektorë që nga shëndetësia dhe arsimi i lartë e deri te pensionet dhe pagat e sektorit publik”, ka shkruar Kurti në platformën X.

Shefi i Qeverisë ndër të tjera ka falënderuar Shoqatën e Studentëve Shqiptar për pritjen si dhe Prof. Dr. Christoph Frei me të cilën ka diskutuar për temën “Investimi në të ardhmen e Kosovës: Roli i politikës dhe ekonomisë në formësimin e mundësive dhe tejkalimin e sfidave për gjeneratën e ardhshme”. / Gazeta Enigma.

Related Articles