Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pritur në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Këshilltari Derek Chollet, raporton Gazeta Enigma.
Në këtë takim u diskutuan prioritetet e përbashkëta dhe dialogun Kosovë – Serbi, për të cilin Chollet tha se është çelësi për të ardhmen Europiane të Kosovës.
“Më vjen mirë që takova kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për të diskutuar prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë përparimin në Dialogun Kosovë-Serbi, çelësi për të ardhmen evropiane të Kosovës. E falënderova atë për pritjen e afganëve dhe ritheksova përkushtimin e vendosur të ShBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”, ka shkruar Chollet në Tëitter, duke bashkangjitur një fotografi nga takimi.
Good to see Kosovo PM Kurti yesterday to discuss shared priorities, including progress on the Kosovo-Serbia Dialogue, the key to Kosovo’s European future. Thanked him for hosting Afghans and reiterated the U.S.’ firm commitment to Kosovo’s sovereignty and territorial integrity. pic.twitter.com/dNucNXQDoi— Derek Chollet (@CounselorDOS) April 30, 2022
Kryeministri Kurti ka shkruar se presin vazhdimin e bashkëpunimit dypalësh me ShBA-të.
“I nderuar nga ftesa e Chollet në Departamentin Amerikan të Shtetit për takimin tonë të parë personal. Presim vazhdimin e bashkëpunimit dypalësh me ShBA-të për vlerat dhe prioritetet e përbashkëta”, u shpreh Kurti./GAZETA ENIGMA/
Honored by @CounselorDOS Chollet’s invitation to the @StateDept for our first in-person meeting. Look forward to continuing bilateral cooperation with ???????? on shared values and priorities. https://t.co/OkE6t1Xg46— Albin Kurti (@albinkurti) April 30, 2022