Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka thënë se çështja e të pagjeturve është një ndër temat të cilat nuk pret për t’u diskutuar në Bruksel, raporton Gazeta Enigma.
Kurti ka bërë të ditur se për këtë arsye ka udhëtuar edhe udhëheqësi i delegacionit dhe komisionit, Andin Hoti, sepse sipas tij nuk mund të pritet për këtë marrëveshje gjithëpërfshirëse.
“Unë jam i informuar për përgatitjet që I ka bërë zëvendësi im, Besnik Bislimi, sepse në përgjegjësit e tij si zëvendëskryeministër I parë janë përveçse integrimit evropian dhe zhvilimi i dialogut, por këto janë takime përgatitore të një dialogu që do të ketë një kapitull të ri veçse ekziston një çështje që nuk mund të pres, e kjo është çështja e të pagjeturve të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë”, ka thënë Kurti.
Ai ndër të tjera ka potencuar se për çështjet e tjera, të cilat sipas tij i kanë dhënë propozimet por fatëkeqësisht nuk janë pranuar nga ana e Serbisë.
Kryeministri Kurti, theksoi se mund të hapen tema mes Kosovës dhe Brukselit, mirëpo jo edhe me Serbinë.