Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit njoftoi se në muajin nëntor, do të udhëtoj për në ShBA, raporton Gazeta “Enigma”.
“Në nëntor do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për kordinim të brendshëm, unë e kam mbështetur publikisht ndërkohë ju keni shikuar se kush po fiton. Bëra thirrje publike që të votohet presidenti Biden”, ka thënë kryeministri.
Tutje ai theksoi se 15 shtatori i vitit 2021 ishte afati i fundit kur duhej të përmbyllej marrëveshja e arritur në Bruskel dhe duhej të vendoseshin tabelat e Kosovës.
“Pesë ditë pas skadimit të afatit MPB-ja mori sot masa për ndalimin e targave jo valide”, ka thënë ai në seancën e Kuvendit të Kosovës./Gazeta “Enigma”.