Kush është Gazmend Hoxha, drejtori i ri i Policisë?

<strong>Kush është Gazmend Hoxha, drejtori i ri i Policisë?</strong>


Në mbledhjen e ekzekutivit u caktua Gazmend Hoxha si udhëheqës i ri i Policisë së Kosovës, shkruan Gazeta “Enigma”.

Pas disa muaj pa drejtor të këtij institucioni, Hoxha përmes një konkursi publik kishte arritur të marr pikët maksimale.

Nga 40 pikë sa ishin gjithsej, Hoxha ka arritur të grumbullojë 27.5 pikë.

Ky konkurs ishte monitoruar nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.

LEXO EDHE: Gazmend Hoxha zgjidhet Drejtor i Policisë së Kosovës

Në këtë komision vlerësues ishin poashtu edhe: Fahrije Tërnava si Kryesuese, Naim Bardiqi, Blerim Hasani, Refike Sulçevsi dhe Skënder Perteshi anëtarë.

Por kush është Gazmend Hoxha?

Para se të zgjidhej si kryesues i Policisë, Hoxha mbante pozitën e Drejtorit të Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës.

Hoxha në vitin 2009 kishte qenë edhe drejtor i Njësive Speciale, kurse në vitet 2010-2011 ishte emëruar Drejtor kundër Krimit të Organizuar. Në vitin 2012 ishte emëruar Drejtor i Policisë në Ferizaj.

Në konkursin e fundit për Drejtor të Përgjithshëm në Policinë e Kosovës, Hoxha ishte vlerësuar më së shumti nga të gjithë kandidatët, edhe nga Ambasada e Britanisë në Kosovë.

Ndryshe, Policia ka mbetur pa drejtor që nga muaji shtator i vitit të kaluar. Kjo pasi Samedin Mehmeti kishte dhënë dorëheqje pas dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë. Ushtrues detyre i drejtorit të Policisë ishte caktuar Fehmi Hoti. / Gazeta Enigma.

Related Articles