Kush fitoi e kush humbi ? – Krejt çka ndodhi gjatë procesit zgjedhor në Kosovë

Kush fitoi e kush humbi ? – Krejt çka ndodhi gjatë procesit zgjedhor në Kosovë

Zgjedhjet lokale në Kosovë u mbajtën më 17 tetor, derisa ky procesor zgjedhor u karakterziua me shumë pak incidente, shkruan Gazeta Enigma.

Partitë politike të cilat ishin garuese në këto zgjedhje ishin Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA.

Vlen të theksohet se si kandidatët për kryetarë komunash, ashtu edhe kandidatët për asamble komunale patën një garë të ngushtë mes njëri – tjetrit.

Lëvizja vetëvendosje në raundin e parë nuk fitoi asnjë komunë, derisa shkoi në balotazh në 12 prej tyre.

LEXO TUTJE: Rënia e Vetëvendosjes e deri tek ‘shkëlqimi’ i disa kandidatëve – befasitë e zgjedhjeve të 17 shkurtit

Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës fitoi në katër komuna, ndërsa në balotazh shkoi në nëntë komuna. Kandidatë për kryetarë komune për kryeqytet nga radhët e kësaj partie ishte Uran Ismaili.

Derisa, Lidhja Demokratike e Kosovës fitoi në dy komuna, kurse në nëntë komuna shkoi në balotazh. Përparim Rama, ishte kandidati për kryetarë komunë të Prishtinës nga kjo Parti.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës fitoi Suharekën e Deçanin, kurse në balotazh shkoi Gjakovë dhe katër komuna të tjera.

Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë potencuar se raundi i dytë do të mbahet 14 nëntor, derisa në balotazh do të shkojnë 21 komuna.

LEXO EDHE: Balotazhi mbahet katër javë pas raundit të parë

Përveç se do të shkojnë në balotazh kandidatët për Prishtinën, Arben Vitia dhe Përparim Rama, garë në balotazh do të ketë edhe në Podujevë.

Në dy komuna që konsideroheshin bastione të LDK-së, Fushë Kosova dhe Gjilani, do të jenë në garë me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në Fushë Kosovë, Burim Berisha do të ketë përballë në balotazh Enver Bajçincën e VV-së. Balotazh LVV-LDK do të ketë edhe në qytetin e Vitisë.

NISMA Socialdemokrate nuk ka arritur ta fitojë atë që njihej si bastion i saj, Malishevën. Në këtë komunë, NISMA do të jetë në garë me Partinë Demokratike e Kosovës.

Balotazh do të ketë edhe në Obiliq (IQO-LVV), Viti (LDK-LVV), Kaçanik (PDK-LVV), Shtime (PDK-LVV), Rahovec (AAK-LVV), Gjakovë (AAK-LVV), Dragash (PDK-LDK), Istog (LDK-AAK), Vushtrri (PDK-LDK), Drenas (PDK-DD) dhe Kllokot (Lista Serbe-GI SNS) .

Ndërsa, katër kryetarët që siguruan fitore në raundin e parë të zgjedhjeve janë; Agim Aliu nga Ferizaj, në Suharekë, Bali Muharremaj do të vazhdojë të jetë në krye të komunës, Imri Ahmeti i LDK-së do të jetë edhe për një mandat në krye të komunës së Lipjanit si dhe Bashkim Ramosaj nga AAK do të vazhdojë ta udhërheqë Deçanin.

“Në fakt në Kosovë është interesante se si marrëveshjet por edhe raundet e dyta në përgjithësi nuk është se ndikohen nga qendra”, kështu ka thënë analisti, Eugen Cakolli.

Cakolli, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje nuk është parë si pengesë që në komuna specifike ku sipas tij interesi mund të jetë i përbashkët që të fitohet gara.

Tutje, Cakolli beson se nuk do të jetë problem që në 12 komuna të arrihen potencialisht koalicione.

Detajet e Policisë sa i përket procesit zgjedhor 2021

“Zgjedhjet lokale ishin mirë të organizuara dhe pa telashe të mëdha

Kështu e ka vlerësuar procesion zgjedhor në Kosovë Misioni për Vëzhgim të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian.

Në një konferencë për media të këtij misioni ka potenacuar se probleme ka pasur kryesisht në veri të vendit.

LEXO: Kështu e ka vlerësuar BE-ja procesin zgjedhor në Kosovë

Ndërsa, nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut përmes një njoftimi për media kanë thënë se Kosova mbetet kampion në organizimin dhe mbarëvajtjen e zegjdhjeve të lira.

Vlen të theksohet se nga Komisioni Qendror Zgjedhor kanë njoftuar se numrimimi i votave pritet të përfundojë gjatë kësaj jave.

/Gazeta Enigma/.

Related Articles