Janë bërë dy muaj që nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Konstituimi i Kuvendit pritet të bëhet më 15 shkurt, ndërkohë që ende nuk po dihet se kush do bëj koalicion me kë, për formimin e Qeverisë së re, shkruan Gazeta Enigma.
Fituesi i zgjedhjeve, Albin Kurti, bashkë me partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje, deri më tani kanë marrë përkrahjen nga partitë e komuniteteve joshumicë, përveç atyre serbe, por kjo nuk i mjafton për 61 numrat.
Numri i dy i partisë, Glauk Konjufca e ka konfirmuar se aktualisht nuk i kanë numrat për formimin e ekzekutivit.
E një lëvizje karshi subjekteve opozitare, e bëri ditë më parë kryeministri Albin Kurti, i cili ka ftuar në takim Lumir Abdixhikun e LDK-së, por ky i fundit nuk ka pranuar t’i shkojë.
PDK, LDK e AAK duket të jenë pro një koalicioni opozitar, por duket se edhe këta kanë pikëpamje të ndryshme, sidomos për pozitën e kryeministrit.
Sido që të jetë, një koalicion me shumicë minimale nuk do garantonte një stabilitet qeverisës, pasi emërimi i një presidenti të ri vitin e ardhshëm mund t’i trazojë sërish gjërat.
Tani që ende nuk dihet se kush do e formojë Qeverinë e re, zërat që vendi të shkojë sërish në zgjedhje janë shtuar.
Por, zërat se mund të ketë zgjedhje të reja, deputeti i saporegjistruar i Lëvizjes Vetëvendsoje, Salih Zyba, i quan “deklarata dekonstruktive”.
Në një prononcim për Gazetën Enigma, Zyba thotë se Lëvizja Vetëvendosje e ka vullnetin për krijimin e Qeverisë së re.
“Si subjekt kemi vullnet pozitiv dhe çdokush që ka vullnet pozitiv mundet me dhonë kontributin. Vullneti i shumicës së popullit ka qenë që mandati t’i jepet Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Zyba për “Enigmën”.
Pa PDK-në – kryeministër Albin Kurti, kryeparlamentar Glauk Konjufca
Ndërkohë, në një deklaratë të dhënë sot, deputeti tjetër i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, ka thënë se “shpreson” që kjo parti do ta bëjë Qeverinë pa Partinë Demokratike të Kosovës.
Ai u shpreh i bindur se kryeministër do të jetë Albin Kurti e kryeparlamentar Glauk Konjufca.
“Po shpresoj që do ta bëjmë edhe pa PDK-në, edhe kryeministër do të jetë Albin Kurti e kryeparlamentar Glauk Konjufca” – tha ai.
Pyetur se si do të bëhet Qeveria, Thaçi u përgjigj: “Qashtu më 63 vota, këto 63 vota do të bëhen prej deputetëve, prej atyne që janë përgjegjës për shtetin e Kosovës”.
Kujt i konvenojnë zgjedhjet e reja?
Njohësi i çështjeve politike, Shkelzen Maliqi, thotë se një përsëritje e zgjedhjeve është e mundshme, por se kjo nuk do i konvenonte sidomos Lëvizjes Vetëvendose dhe Lidhjes Demokratike.
“Vetëvendosjes besoj se nuk i konvenon të shkojë në zgjedhje, nuk mundet me mashtru opinionin se i ka 70 përqind të votave apo diçka e tillë. Sepse kur një parti nisë të humbë besimin dhe votuesit e tij tashmë kanë dyshime tek ai. LDK-ja nuk ka dalëmirë, nuk e di ku mund ta gjejë rezervën”, deklaroi Maliqi për Gazetën Enigma.
Tutje Maliqi potencoi se nuk po shihet ndonjë intervenim nga jashtë, në përpjekje për një formim të Qeverisë.
“Nëse opozita nuk bëhet bashkë dhe LVV nuk i ka numrat, atëherë duhet filluar me proceduara për të shkuar në zgjedhje. Nuk po ka ndonjë nismë apo intervenim nga jashtë, kështu qëduhet të gjendet zgjidhje tjetër. Edhe për një Qeveri teknike po shihet të ketë pengesa, ashtu që nuk po shihen shenja”.
Publicisti Maliqi po ashtu tha se ka mundësi që nga LDK-ja tëshkëputet një grup i deputetëve të pakënaqur.
“Afatet tash janë pak më të shkurta, por diku deri në muajin korrik duhet të kryhen këto procedura”, deklaroi në fund Maliqi.
Çka pas konstituimit të Kuvendit?
Pas konstituimit të Kuvendit, presidentja Vjosa Osmani pritet qët’ia japë mandatin fituesit të zgjedhjeve, Albin Kurtit, për formimin e Qeverisë së re. Kurti do ketë kohë dy javë për miratim të kabinetit qeveritar nga deputetët e Kuvendit tëKosovës.
Nëse Kurti nuk arrin ta bëj një gjë të tillë, presidentja Osmani ia jep mandatin partisë së dytë fituese, që në këtë rast është Partia Demokratike me kandidat Bedri Hamzën.
Nëse as PDK-ja me Hamzën nuk arrijnë ta krijojnë një kolaicion qeverisës, Kushtetuta parasheh që vendi të shkojë sërish në zgjedhje, më së largu për 40 ditë. /GAZETA ENIGMA