Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot nga ora 10:00, raporton Gazeta Enigma.
Kjo shënon përpjekjen e 15 për ta konstituuar Kuvendin.
Kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk po arrin të marrë votat e mjaftueshme.
Të dielën, seanca dështoi pasi LVV-ja sërish synoi që përmes votimit të fshehtë ta zgjedhë kryeparlamentaren, por kjo gjë u kundërshtua sërish nga partitë opozitare. / Gazeta Enigma.