Kuvendi shpërblen me tender njëburimor kompaninë që i pagoi punëtorët më pak se paga minimale

Kuvendi shpërblen me tender njëburimor kompaninë që i pagoi punëtorët më pak se paga minimale

Kuvendi i Kosovës i ka dhënë tender të negociuar kompanisë “Shafberger” – të cilës të enjten, 14 nëntor, i ka skaduar kontrata – për mirëmbajtjen higjienike dhe teknike të objektit. Tenderi i është dhënë për gjashtë muaj. 

Në raste të tilla, kur përfundon një kontratë dhe nuk ka një tjetër të lidhur, institucionet shfrytëzojnë procedurat me negocim, pa publikimin e njoftimit të kontratës. Por, Kuvendi nuk i ishte përgjigjur Kohës nëse e ka pasur opsion dhënien e kontratës me negocim për mirëmbajtjen e ndërtesës.

LEXO EDHE:

Ligji për Prokurimin Publik parasheh përdorimin e kësaj procedure, në rastet e emergjencave ekstreme, por shtjellon se ato nuk mund të shfrytëzohen nëse rrethanat që e kanë krijuar situatën emergjente mund t’u atribuohen veprimeve neglizhente ose të qëllimta të autoriteteve kontraktuese.

“Schafberger” sa ishte me kontratën e kaluar, në tetor i ka paguar punëtorët teknikë të saj nën pagën minimale që e lejon ligji. Kjo pati shkaktuar edhe pakënaqësi dhe ka çuar në grevë disajavore të punëtorëve.

Related Articles