Kuvendi i Kosovës sot do të vazhdojë seancën plenare, me pikat e mbetura të cilat ishin në rend dite.
Seanca pritet të fillojë nga ora 11:00.
Gjithashtu sot do të mblidhet kryesia e Kuvendit të Kosovës, ku në rend do të propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës.
Këto janë pikat e rendit të ditës:
Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”.
Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021,
Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021 dhe shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë.