Ky është 29-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Gjakovë

Ky është 29-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Gjakovë

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Gjakovë, në rrugën “Pjetër Bogdani”, në afërsi të shkollës “Mehmet Akif”, ku një punëtor 29-vjeçar ka humbur jetën gjatë punimeve në lartësi me kran.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Njësitet përkatëse policore dhe ekipi emergjent mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.”, tha Vlera Krasniqi, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Gjakovës.

Viktima është Lendrit Fetahaj, nga fshati Skivjan i Gjakovës.

Related Articles