Pasditen e sotme u dëgjuan të shtëna me armë në lokalin Coyote Lounge Bar në Klinë, ku një person u qëllua me armë zjarri dhe mbeti i plagosur.
Viktima Anton Prela është dërguar në spital, ndërsa i dyshuari është arratisur.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari për këtë rast është Tush Frroku nga Istogu.
Ndryshe, lajmin për plagosjen e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.
“Rreth orës 16:40 policia ëshë njoftuar se në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”.
“Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij”, tha Gashi.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.