Ky shtet po fajëson Gjermaninë për dështim të vendosjes së sanksioneve më të ashpra ndaj Rusisë

Ky shtet po fajëson Gjermaninë për dështim të vendosjes së sanksioneve më të ashpra ndaj Rusisë

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, ka fajësuar Gjermaninë për dështimin e Bashkimit Evropian për të vendosur sanksione më të ashpra ndaj Rusisë.

Morawiecki tha se Hungaria ishte në mbështetje të masave të reja pavarësisht nga afërsia e kryeministrit hungarez Viktor Orban me presidentin rus Vladimir Putin.

“Është Gjermania ajo që është pengesa kryesore ndaj sanksioneve. Hungaria është për sanksionet”, tha ai.

Morawiecki tha gjithashtu se ishte e rëndësishme të respektohej rezultati i zgjedhjeve hungareze, të cilat rizgjodhën Orban, përcjell Klankosova.tv

Më herët, kryeministri hungarez u kritikua nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky se ishte praktikisht i vetmi në Evropë që mbështet hapur Putinin.

“E gjithë Evropa po përpiqet të ndalojë luftën, të rivendosë paqen. Atëherë pse Budapesti zyrtar është kundër gjithë Evropës, të gjitha vendeve të qytetëruara?”, tha Zelenskyy. / Gazeta Enigma.

Related Articles