Lajçak e Escobar në Kosovë, Ambasada amerikane shkruan për vizitën e tyre

Lajçak e Escobar në Kosovë, Ambasada amerikane shkruan për vizitën e tyre

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka shkruar për vizitën në Kosovë të përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe të dëguarit të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, Gabriel Escobar.

“Mezi presim që së shpejti t’i mirëpresim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe Përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar në Kosovë!”, thuhet në komunikatën e ambasadës amerikane.

Ndryshe, këshilltari për media në Presidencë, Bekim Kupina, ka deklaruar për Gazetën “Enigma” se takimi i Presidentes Osmani me diplomatët do të mbahet në orën 16:00.

Ndryshe, pas Kosovës Escobar dhe Lajçak do ta vizitojnë edhe Serbinë.

Vizita diplomatëve vjen pasi Kosova dhe Serbia qysh në korrik të vitit 2021 nuk kanë zhvilluar asnjë raund bisedimesh të nivelit të lartë, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. /Gazeta Enigma/.

Related Articles