I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është shprehur i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Lajçak ka bërë thirrje për ulje të tensioneve, raporton Gazeta Enigma.
Lajcak përmes Twitterit ka thënë se duhet të mundësohet liria e lëvizjes në pjesën veriore.
“I informova Shefat e Misioneve të BE-së mbi situatën në veriun e Kosovës. Jam i shqetësuar dhe thërras për deeskalim të menjëhershëm. Është e rëndësishme që të ulen tensionet, të rikthehet atmosfera paqësore dhe të lejohet liria e lëvizjes. Ne qëndrojmë të gatshëm për të lehtësuar bisedimet mbi të gjitha çështje e hapura të dialogut”, ka shkruar Lajçak.