Lajçak takohet me Bislimin: Bisedimet për dialogun Kosovë-Serbi janë politike, jo teknike

Lajçak takohet me Bislimin: Bisedimet për dialogun Kosovë-Serbi janë politike, jo teknike

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak është takuar me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi në Bruksel, raporton Gazeta Enigma.

Përmes një postimi në “Facebook”, Lajçak tha se gjithçka që do të bisedohet mes Kosovës dhe Serbisë është politike dhe asgjë teknike.

“E mirëprita Besnik Bislimin, zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës për diskutime sot para takimit të dialogut në nivelin e kryenegociatorëve nesër. Gjithçka në bisedimet mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është  politike, asgjë s’është teknike”, ka shkruar Lajçak.

Related Articles