Të martën në mbrëmje është gjendur i vdekur në banesën e tij 32-vjeçari, Arlind Aibrahimi nga Gjilani.
Ibrahimi është gjetur pa shenja jete në një banese te ‘Kullat e arabëve’ në lagjen Kalabria, shkruan Gazeta Enigma.
Pas konstatimit të vdekjes nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i 32-vjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Ndryshe Lind Ibrahimi ishte muzicient i njohur, e i njëjti ishte edhe pjesë e një prej televizioneve të njohura në vend.