Për një kohë të gjatë gazetari Parim Olluri, kishte vendosur që kapacitetet investigative t’i përdorte, jo më për qëllimin fisnik të gazetarisë, por për pasurim personal, duke bërë lajme me pagesë e duke shantazhuar biznesmenë të shumtë në Kosovë në këmbim të parave, madje duke përfituar edhe shtëpi në një lagje luksoze në Prishtinë, shkruan Gazeta Enigma.
Në këtë formë, Olluri, përfitoi shtëpi, vila e banesa duke mashtruar, ish-pronarin e Insajderi.com Florim Alaj, por edhe duke shantazhuar pronarë të bizneseve në Kosovë.
Për dyshimin e bazuar për veprat e kundërligjshme ndaj Ollurit ekziston edhe kallëzim penal në Policinë e Kosovës.
Olluri, bashkë me autorin e emisionit Indoks, Visar Duriqin, redaktor në portalin Insajderi.org vitin e kaluar futet në pazar lajmesh me Halit Sahitajn, të cilin vetë ai në një dokumentar e kishte portretizuar si njeri të dyshuar që punon për shërbime sekrete ruse.
Në audio-incizimin e publikuar nga “Shqip.com” dëgjohet Halit Sahitaj teksa kërkon nga gazetari Visar Duriqi t’i publikojë disa artikuj për kryeprokurorin, Aleksandër Lumezi, Behxhet Pacollin dhe një për Institucionin e konfiskimit të makinave.
Ndërsa, gazetari Duriqi dëgjohet teksa i thotë të ia dërgoj ato shkrime dhe të njëjtat t’i flasë “me ata t’mitë”.
Përkundër këtyre dyshimeve, Prokuroria e Prishtinës nuk ka treguar për Gazetën Enigma se deri ku kanë shkuar hetimet për ish-drejtorin i Insajderi.com – Parim Ollurin, si i dyshuar se ka përdorur shantazh, shpëlarje të parave, blerje ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale, keqpërdorim të autorizimeve ekonomike, veprën penale të mashtrimit, keqpërdorim të besimit dhe shpërdorim të pasurisë së huaj.
Sipas Insajderi,com, politikat redaktorialë të Insajderit.org më nuk prezantonin paanshmërinë e premtuar në fillim para lexuesve, por interesat e caktuara të Ollurit.
Madje, Olluri u zbulua se kishte tërhequr ilegalisht nga konto edhe para.
Gjithashtu, për të ekziston dyshim i arsyeshëm se kishte përfituar shtëpi në një lagje luksoze në Prishtinë dhe po ashtu një banesë në një lagje tjetër.
Shtëpia është përfituar me kompensim në reklama në faqe dhe me përkrahje të caktuar të kandidatëve të ndryshëm politikë para zgjedhjeve, ndërsa banesa gjithashtu me kompensim në reklama. / Gazeta Enigma/