LDK-ja për tre muaj shpenzoi mbi 188 mijë euro

LDK-ja për tre muaj shpenzoi mbi 188 mijë euro

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shpenzimet tremujore (korrik – shtator 2025) të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend, raporton Gazeta “Enigma”.

“Me qëllim të zbatimit të Ligjit nr. 08/L-122 për Financim të Subjekteve Politike, në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit (korrik – shtator 2025) të subjekteve politike të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre. T

Sipas këtij raporti Lidhja Demokratike e Kosovës për periudhën korrik – shtator ka shpenzuar gjithsej 188.533.72 euro.

Ndërsa për marketing kanë shpenzuar 25,908.97 euro.

LDK ka deklaruar se për këtë periudhë ka 6,100.00 euro gjithsej donacionet dhe kontributet në të holla, ndërsa 2,250.00 euro në bankë. /Gazeta Enigma/

Related Articles