LDK do marrë pjesë në takimin me Haxhiun, për datën e zgjedhjeve

LDK do marrë pjesë në takimin me Haxhiun, për datën e zgjedhjeve

Lidhja Demokratike e Kosovës do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për konsultime për datën e zgjedhjeve.

Besian Mustafa nga LDK konfirmoi për media se në takim do të marrë pjesë ish-shefja e Grupit Parlamentar, deputetja Jehona Lushaku-Sadriu.

Takimi pritet të zhvillohet të enjten në orën 15:00.

Haxhiu sot fillimisht e ka takuar kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqin, me të cilin kanë diskutuar për procesin zgjedhor, që duhet të mbahet brenda 45 ditësh.

Kjo situatë erdhi pasi Kuvendi i Kosovës dështoi ta zgjedhë presidentin brenda afatit të caktuar nga Gjykata Kushtetuese, e që dita e fundit ishte dje, 28 prilli.

Related Articles