Kanë mbetur më pak se katër muaj nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, subjektet politike po vazhdojnë konfirmimin e kandidaturave për kryetarë të komunave.
LDK, PDK e AAK tashmë kanë përcaktuar numrin më të madh të kandidatëve për kryetarë të komunave derisa nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ndonjë zyrtarizim.
Pavarësisht kësaj, nga të gjitha partitë ekzistojnë kandidatë që kanë shpallur ambiciet për të garuar për kryetarë të komunave të caktuara ende pa marrë miratimin e partisë.
LDK deri më tani ka zyrtarizuar kandidatët për 11 komuna:
Përparim Rama – Prishtinë
Gazmend Muhaxherri – Pejë
Anton Quni – Prizren
Pudujevë – Ekrem Hyseni
Suharekë – Ardian Shala
Lipjan – Imri Ahmeti
Fushë Kosovë – Burim Berisha
Viti – Sokol Haliti
Vushtrri – Xhafer Tahiri
Mehmet Krasniqi – Obiliq
Burim Krasniqi – Rahovec
Kujtojmë LDK aktualisht qeveris në shtatë komuna të Kosovës: Pejë, Gjilan, Vushtrri, Lipjan, Viti, Istog dhe Fushë Kosovë, raporton Telegrafi, përcjell Gazeta Enigma.
PDK deri më tani ka zyrtarizuar kandidaturat për disa komuna.
Shaqir Totaj – Prizren
Agim Aliu – Ferizaj
Uran Ismaili – Prishtinë (mungon zyrtarizimi)
Ramiz Lladrovci – Drenas
Sami Lushtaku – Skenderaj (mungon zyrtarizimi)
Naim Ismajli – Shtime
Besim Ilazi – Kaçanik
Shaban Shabani – Dragash
Rrahim Ternava – Fushë Kosovë
Murtez Zekolli – Suharekë
Bedri Hamza – Mitrovicë (kandidat i mundshëm)
PDK aktualisht udhëheq në pesë komuna: Ferizaj, Drenas, Shtime, Dragash, Kaçanik.
AAK e cila qeverisë në shtatë komuna, tashmë ka përcaktuar kandidaturat në shumicën e komunave që garon në zgjedhje.
Daut Haradinaj – Prishtinë
Besnik Tahiri – Podujevë
Arbër Tolaj – Pejë
Ardian Gjini – Gjakovë
Bali Muharremaj – Suharekë
Zenun Çelaj – Klinë
Bashkim Ramosaj – Deçan
Smajl Lafiti – Rahovec
Agron Kuçi – Junik
Bekë Berisha – Istog
Lëvizja Vetëvendosje deri më tani nuk ka zyrtarizuar asnjë kandidaturë për kryetarë të komunave.
Mirëpo janë përfolur shumë emra deri më tani për disa komuna.
Prishtinë – Arben Vitia, Liburn Aliu (kandidatë të mundshëm)
Prizren – Mytaher Haskuka, Drita Millaku, Hajrulla Çeku
Mitrovicë – Agim Bahtiri (kandidaturë e vetëshpallur)
Pejë – Gazmend Agusholli (i propozuar nga kryesia e Qendrës në Pejë)
Gjilan – Arbëresha Kryeziu-Hyseni, Alban Hyseni dhe Labinota Demi-Murtezi (të përfolur si kandidatë të mundshëm)
Kujtojmë në zgjedhjet e fundit lokale Vetëvendosje kishte fituar në Prishtinë, Prizren dhe Kamenicë, ndërsa Shpejtim Bulliqi kishte fituar mandatin në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës.
AKR deri më tani ka zyrtarizuar kandidaturën e Selim Pacollit për Prishtinën.
NISMA nga ana tjetër ka zyrtarizuar Fazli Hoxhën si kandidat për Gjakovë dhe Naser Morinën në Klinë.
Nga kjo parti po ashtu kandidat për Prizrenin do të jetë Zafir Berisha./Gazeta Enigma/