Tre persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Gjilan.
Kështu bëri të ditur për Gazetën “Enigma”, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 19:30 në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Hetuesit rajonal të njësitit të trafikut, kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”./Gazeta “Enigma”/