Një burrë në Lipjan ka raportuar se vajzës së tij të mitur janë duke ia keqpërdorur fotografitë dhe incizimet duke ia shpërndarë në rrjete sociale.
“KEQPËRDORIM I FËMIJËVE NË PORNOGRAFI- Lipjan 01.03.2024-21:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajzës se tij të mitur janë duke ia keqpërdorur fotot dhe incizimet e saj duke ia shpërnda në rrjete sociale. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.” / Gazeta Enigma.