Një aksident raportohet të ketë ndodhur të hënën pasdite në Lipjan, ku një automjet ka goditur një këmbësor i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Për shkak të lëndimeve të marra, 75-vjeçari është dërguar për tretman mjekësor me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Mësohet se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur shoferi i veturës A.L., nga pakujdesia ka goditur këmbësorin, i cili ishte duke lëvizur në atë pjesë, shkruan Sinjali.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet policore, me ç’rast i dyshuari ka dhënë deklaratë para Policisë për aksidentin për të cilin dyshohet.