Lumezi jep detaje për operacionin “Pika”: 50 prej të dyshuarve janë arrestuar, 18 janë në arrati

Lumezi jep detaje për operacionin “Pika”: 50 prej të dyshuarve janë arrestuar, 18 janë në arrati

Pas aksionit të quajtur “Pika”, që u zhvillua të hënën, ku u arrestuan 50 zyrtarëve policor, në një konferencë të jashtëzakonshme dha detaje, Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, shkruan Gazeta “Enigma”.

Ai njoftoi se pas hetimeve që nisën në maj të vitit të kaluar, subjekt i hetimeve ishin 68 zyrtar policor, prej të cilëve 50 u arrestuan.

“Ju njoftojmë se pas një periudhe hetimore të gjatë diku rreth 1 vjeçare, që nga muaji maj kemi filluar me hetimin e këtij rasti së bashku me Inspektoratin. Me urdhër të kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale kemi angazhuar dy prokuror një këtë çështje penale. Kemi përdorur shumë mjete të hetimit dhe vëzhgimit të fshehtë me qëllim që të krijojmë prova të mjaftueshme se është kryer një vepër penale si marrje ryshfeti në pikat doganore”, tha Lumezi.

Ai po ashtu shtoi se “Sot nga 68 gjithsej janë arrestuar 50 zyrtar shtetëror, 48 nga policia dhe 2 nga Shërbimi Doganor i Kosovës. Ndërsa personat e tjerë janë në arrati, e disa nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës”.

Lumezi tha se ky aksion është sukses i madh i institucioneve, duke shtuar “lufta kundër krimit dhe korrupsionit është në agjendën e vendit tonë në procesin e liberalizimit të vizave”./ Gazeta Enigma.



Related Articles